Komentatorit sportiv, Andin Lokaj, përdori pas ndeshjes së Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21, një fjalor që u konsiderua fyes dhe shkaktoi mjaft reagime. “Mendoni sikur të mos fitonim kundër këtyre që kur kemi luajtur ne kosovarët, ata vetëm ushtarë të Enverit kanë pasur në stadium”, tha ai.
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana publikoi në “Story” një foto të Andin Lokajt me një emoji “palaço” në kokë.
Por pas kësaj, reagoi ashpër gazetarja sportive, Qeqa Krelani. Aiu iu drejtua Lorikut duke thënë se “nëse mendon që është më atdhetar se Andin Lokaj, e ka gabim”, ndërsa shtoi se ka thyer zemrat e shumë shqiptarëve kur u martua me një shtetase italiane.
“Nëse ti mendon që je më atdhetar se Andini gabohesh. E din sa zemrat e patriotëve i ke thy që nuk e ke marr gruan shqiptare? Aq ma shumë kur midis stadiumit, para qindra fansave me mikrofon në dorë bërtisje duke na rikujtuar e edukuar që “Nuk ndërrohet Kombësia, nuk shitet Shqiptaria.
A e din çfarë impakti ke pas me atë fjali? A e din që tifozerinë e diasporës e ke fituar duke bërë propagandë qysh nuk ndërrohet kombësia? A e din sa njeriun e njoh unë që kanë marrë vendime personale duke u bazuar në propagandën tënde? Në fund u martove me italiane dhe përzive kombësinë e fëmijëve. Është vendim perfekt. Ta duartrokas. Sepse vendose ndjenjat tua para opinioneve fundamentaliste dhe patriarkale. Na dëshmove që ndjenjat personale vijnë para ndjenjave kombëtare. Por veç desha me ta rikujtuar me këtë shembull që s’je ma patriot se Andini. Që ndryshe je deklaruar. E ndryshe je kurorëzuar”, tha ajo.