Aktorja bukuroshe italo-rumune, Ramona Bădescu ka pasur mundësinë e kontakteve me emra të rëndësishëm të industrisë kinematografike, megjithatë takimi me Alain Delon i ka mbetur në mendje.
Ajo rrëfeu sesi është njohur me yllin e kinematografisë franceze.
“Si i thonë, u josha e pastaj u braktisa. Në mëngjes, kur bëja grimin hapet dera dhe më thonë: „Bonjour, Ramona!’. Ishte Alain, më dinte emrin. Mbeta e befasuar. Nuk deshi të hante në restorant, qëndroi me ne, me ekipin. Ishte shumë miqësor, shumë modest. E shikoja e s`i besoja dot syve. Kur isha e vogël, flija me foton e tij nën jastëk”, është shprehur ajo.
Ramona shtoi se ndonëse deshi që miqësia mes tyre të kthehej në dicka tjetër, kjo gjë nuk ndodhi. “Fatkeqësisht, nuk pati ndonjë lidhje mes nesh, dhe të jem e sinqertë, unë do të kisha dashur”, rrëfeu me sinqeritet aktorja.