KreuCelebrity

Ja banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP”!

Gjatë spektaklit të kësaj të premte, banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë euro, ka qenë Kledi.

Kledi është banori i gjashtë që lë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Largimi i tij preku të gjithë banorët, ndërkohë që ai vetë fajin për këtë ia la edhe konfuzionit që u krijua mes tij, Beatrixit dhe Arjolës.

‘”E kam shijuar shumë këto javë dhe jam përpjekur të kaloja mirë me të gjithë banorët. Mendoj që situata me vajzat më ka penalizuar’’, tha ai.

Opinionistët përveç analizave të lojës së tij, e kanë komplimentuar Kledin për pozitivitetin dhe energjinë e mirë të transmetuar brenda shtëpisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF