Ndarjen e tyre 2 vjecare, e njoftuan përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale. Kishin qenë prej muajsh objekt thashethemesh derisa e konfirmuan në 2019-tën, se miqësia e tyre ishte shndërruar në dicka tjetër, ndërsa pasi regjistruan së bashku këngën “Senorita”, ato pushtoi majat e klasifikimeve.
Historia e dashurisë së Camila Cabello me Shawn Mendes megjithatë, nuk zgjati shumë.
“Hej njerëz, ne vendosëm t’i japim fund lidhjes sonë, por dashuria jonë për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miq të ngushtë dhe do të vazhdojmë të jemi miq të ngushtë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj nga fillimi dhe në të ardhmen,” – në postimin e përbashkët.
Mendohet sidoqofte, se problemet mes tyre kishin kohë që ishin shfaqur, dhe se ishin ndarë dhe një herë tjetër shkurtimisht në vazhdën e karantimin prej pandemisë. Disa mendojnë se dyshja thjesht mund të funksionojnë më mirë si miq, sesa si të dashur.