Në familjen e moderatores së dashur Bieta Sulo së fundmi ka patur festë dhe ajo ka zgjedhur të publikojë disa fotografi në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë më ndjekësit këto momente të bukura.
Krahas fotografive ajo ka bërë edhe një dedikim shumë të veçantë për 2 nga 4 vajzat më të rëndësishme në jetën e saj.
Bieta i ka uruar ditëlindjen mbesës së vogël Zabel dhe motrës së saj 32 vjeçe, me anë të disa fjalëve të ëmbla. “Sot isha motra dhe tezja e gëzuar e kësaj bote. 2 nga 4 vajzat e jetës sime në ditën e tyre të rëndësishme të vitit.
Të mbushur me dashuri ta uron tezja rrugën e jetës! Vetëm dashuria dhe zemra plot të bëjnë të përballosh sfidat e jetës dhe të ecësh përpara. Zemra ime Zabel dhe motra ime, Bruna, që pavarësisht shifrës se qirinjve mbi tortë, mbetet e vogla e Sulove”, ka shkruar ajo.