KreuCelebrity

Covid i merr jetën anëtarit të familjes mbretërore!

Vjehrri i Princeshë Eugenie, George Brooksbank  është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare pasi ai nuk mundi të rekuperohej plotësisht nga Covid edhe pse kishte kaluar një vit nga infektimi.  Babai i bashkëshortit të Eugenie vdiq disa ditë para pagëzimit të djalit të tyre, ceremonia e të cilit u mbajt këtë të diel, por familja mbretërore e mbajti privat lajmin e vdekjes së babait të Jack.

George Brooksbank 72 vjeç, ndërroi jetë në javën e Pagëzimit të August që u mbajt në Windsor Great Park, ku mori pjesë edhe Mbretëresha Elisabeth.

Një person i brendshëm në pallatin mbretëror tha për MailOnline: “George ka qenë në spital me Covid dhe nuk kishte qenë i njëjti pas kësaj. Ai nuk ishte mirë prej disa kohësh. Ka qenë një kohë e vështirë për Jackun që humbi babanë e tij para Pagëzimit. Një tjetër burim tha se kishte qenë një ‘mrekulli’ që George i mbijetoi Covid-it vitin e kaluar pas pesë javësh në një ventilator dhe se ishte ‘e mrekullueshme’ që ai kishte qenë gjallë për të parë nipin August.

Pavarësisht lajmit të hidhur, Jack dhe Eugenie vendosën që pagëzimi i djalit nuk duhej të anullohej.

August, i lindur në shkurt, është fëmija i parë i Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksbank dhe nipi i parë për Princin Andreë, Dukën e York-ut dhe Sarën, Dukeshën e York-ut dhe prindërit e Jack, George dhe Nicola. Ai është gjithashtu stërnipi i nëntë i Mbretëreshës. Fëmija është i 13-ti në radhën e fronit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF