KreuCelebrity

A do të martohet për herë të katërt? Ja si përgjigjet Jennifer Lopez!

Jennifer Lopez është duke xhiruar filmin “Marry me”, dhe gjatë një interviste të dhënë së fundmi ajo i është përgjigjur pyetjes së gazetares, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Po ti dëshiron ta dëgjosh pyetjen: A do të martohesh me mua?”, ka qenë pyetja e gazetares drejtuar për Jennifer Lopez.

“Nuk e di, po, mendoj. Ti më njeh mua, unë jam romantike. Unë kam qenë gjithmonë. Jam martuar disa herë. Po, unë ende besoj në lumturinë e përjetshme 100 për qind”, tha Jennifer Lopez e martuar më herët tri herë.

Kujtojmë që ajo ka qenë e martuar me Ojani Noa, Chris Judd dhe Marc Anthony me të cilin ka dy fëmijë.

Ndërkohë që fejesën e fundit me Alex Rodriguez e anuloi për shkak të dyshimeve për tradhti, dhe menjëherë pas ndarjes u rilidh me Ben Affleck pas 17 vjetësh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF