KreuCelebrity

Meghan nxjerr foton e rrallë të Archie-t, është kopja e të atit! 

Meghan Markle dhe Princi Harry nuk janë më anëtarë me detyrime të plotë të familjes mbretërore, dhe po bëjnë një jetë të qetë ( nëse mund të thuhet kështy) në Kaliforni.

Fansat ende nuk kanë pasur mundësi të shohin shumë pamje të Archie që rritet dita-ditës e asnjë portret të Lilibet. Megjithatë, Dukesha e Sussex ndau së fundi një foto të rrallë të vogëlushit të saj, duke ushqyer pulat.

Edhe pse fotoja është shkrepur nga mbrapa krahëve të tij, aq ka mjaftuar që ndjekësit të vërejnë ngjashmërinë e tij të madhe me të atin, madje dhe ngjyrën e flokëve.

Meghan e tregoi foton e re të Archie-t gjatë emisionit The Ellen DeGeneres Show ku ishte e ftuar, dhe tha se ai ka shumë qejf të ushqejë pulat.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF