Tezja e Mateos së ndjerë, i cili u vra në mënyrë makabre nga Klodian Çalamani, ka hedhur dyshime se vrasësi i nipit të saj nuk ka vepruar i vetëm për krimin e tmerrshëm.
Në një lidhje direkte me emisionin “Me zemër të hapur” në News24, tezja e vogëlushit të ndjerë është shprehur se duhet të bëhet ekspertiza. Teksa shton se po dalin shumë aludime në media të cilat nuk janë vërtetuar, askush nuk e ka parë Mateon që ka shkuar të blejë bukë.
“Kush i pa këto, kush i nxjerr këto deklarata”, tha tezja e Mateos që jeton në Itali, “Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut”.
Pjesë nga intervista:
Moderatorja: Ka qenë një grua në moshën e mamasë tënde?
Adriana: Po
Moderatorja: Ju thoni që Çalamani nuk ka qenë i vetëm? Kush është personi që mund ta ketë shtyrë, është brenda familjes së motrës?
Adriana: Patjetër që brenda do të jetë.
Moderatorja: Keni ndonjë dyshim?
Adriana: Nuk di të them me detaje se kush është, por duhet të merret ekspertizë dhe ajo të varet. Më kanë informuar që motra mbrëmë ka qenë në polici, por nuk e di për çfarë. Duhet të dalë e drejta sepse do dëgjoj shumë gjëra në media. Çfarë janë të gjitha këto…Kush ishte prezent, kush i nxori këto fjalë?



















