Kledi deshi të bënte një lojë të fortë brenda Big Brother, por publikut kjo nuk i pëlqeu. Flirtimet me Beatrix e Arjolën, kur ndërkohë kishte të dashurën jashtë, duket u panë si të tepruara, cka bëri që ai të humbiste pikë në sytë e publikut e të eleminohej. I ftuar në “Fan Club”, Kledi ka folur rreth “trekëndësishit të pëlqeimeve” dhe të dashurës. Ai u shpreh se shpeshherë nuk arrinte të kontrollonte emocionet e tij.
“Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty nuk e kontrolloja dot veten dhe shpesh herë pyesja “A jam unë ky”. Edhe në shumë show live, më pëlqente se njeriu do ta tregojë emocionin. Çdo herë kur tregoja emocione ndihesha shumë i lumtur, ” tha ai.
Më tej shtoi se sa i përket të dashurës, kanë biseduar dhe se ajo ishte e mërzitur por nuk janë ndarë. Megjithatë vedimet sesi do të shkojë lidhja e tyre do t’i marrin kur të takohen.
“Nuk kam qenë asnjëherë i mërzitur. Kam qenë i qartë me veten time. Unë kam qenë në lojë sepse dhe në një ndeshje futbolli, ka lojtarë. Pse flitet për ata që bëjnë ndeshje, jo për të tjerët? Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet,”- rrëfeu ish-konkurrenti.



















