KreuCelebrity

Love Story/ Ja cilët konkurrentë ishin zgjedhja e fronistëve për takimet e kësaj jave!

Mbrëmjen e kësaj të hëne ishte nata e dytë e programit të dashurisë “Love Story”, ku patëm mundësi të shihnim ndër të tjera edhe takimet e para të fronistëve.

Në fund të mbrëmjes të 4-t fronistët, Dea, Kristi, Daniela, Xhoni, dhuruan trëndafilat për takimet e radhës që do të jenë gjatë kësaj jave.

E para që zgjodhi ishte Dea e cila teksa falënderoi djemtë, sidomos Rein që e kishte në takimin e kaluar, tha, “Këtë trëndafil dua që t’ia jap Albionit”.

Kristi: “E kisha shumë të vështirë sepse me Kristin nuk kisha asnjë lloj tërheqje. Kjo goca që meriton këtë trëndafilin do t’ia jap vajzës që bëri shumë debat dhe besoj se ajo ka një anë pozitive dhe kjo është Xheni.

Daniela:Këtë radhë dua të zgjedh diçka ndryshe dhe të njoh dikë tjetër që më ka dhënë kimi. Këtë radhë vendos që trëndafili im të shkojë për Vilianin”.

Ndërkohë që Xhoni zgjodhi Anxhin. “Zgjedhja që do të bëj këtë radhë është se kam interes për njeriun që është dhe ajo që do të zgjedh këtë javë është Anxhi”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF