KreuCelebrity

“Shtrigë, se t`i shkula flokët”, Beniada përplaset me Antonelën!

Që kur hyri në shtëpinë e Big Brother VIP, ish konkurentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka shkaktuar debate të mëdha. Në fillim ngacmoi Dj Pm, e kështu me radhë. Banorët e kanë diskutuar mes tyre hyrjen e saj dhe thanë se Antonela nuk ka bërë ndonjë gjë për të qenë e famshme.

Ajo reagoi ashpër. Si fillim, iu kthye Sarës duke thënë se do të mbajë marrëdhënie të mira me Meridianin, prandaj i bën komplimenta, ndërsa më tej u mor me Beniadën duke thënë se “cfarë fame ka ajo që thotë dal nudo në rrugë për 100 mijë euro”.

Beniada iu kthye keq me fjalët:“Fol për veten tënde shtrigë, se do t’i tërheq ato flokët”.

E ndërsa banorët e tjerë e mbrojtën Beniadën me argumentin se ka një CV të pasur si modele, Meridiani i doli në mbrojtje të Antonelës duke thënë se shumë vajza shqiptare thonë se janë modele, por në fakt ka qenë vetëm Emina Çunmulaj ajo që ia ka dalë të jetë nëpër pasarela.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF