Ndonëse interpretimi i tij në filmin “The Danish Girl”, ishte i jashtezakonshëm, tani, aktori i njohur Eddie Redmayne e quan atë rol “një gabim”.
Në një intervistë për ‘Sunday Times’, Eddie, deklaroi se nuk do ta merrte më përsipër nëse do t’i ofrohej sot. “E bëra atë film me qëllimet më të mira, por mendoj se ishte gabim. Të më thonin tani, nuk do të pranoja”, është shprehur aktori.
Filmi rrëfen jetën e piktores Lili Elbe, një nga personat e parë në botë që kryen operacionin e ndryshimit të gjinisë.
Pavarëssisht se loja aktoriale e Redmayne aty s`ka të sharë, filmi mori kritika për dicka tjetër: shumë persona ishin të mendimit se aktorët transgjinorë, duhet të jenë të vetmit që luajnë personazhe trans.



















