KreuCelebrity

“Vajza ishte me kordon të qafë”, “Scheherazade” tregon komplikacionet e rënda të lindjes së tretë!

Pas dy djemve, lajmi se do të beheshin prindër të një vajze i gëzoi pa masë aktoren turke Bergüzar Korel dhe bashkëshortin e saj, Halit Ergenc. Por lindja e tretë nuk paska qenë aspak e lehtë për “Scheherazade-n“ e serialit ““Një mijë e një netë” .

“Lindja zgjati për 11 orë, kordoni i kërthizës ishte i mbështjellë rreth qafës së foshnjës që ishte me kokë poshtë. Historia e ardhja në jetë e Leilës ishte unike që nga dita e parë” , shkroi ajo në rrjetet sociale teksa postoi dhe foto nga lindja e vështirë.

“Edhe pse kishin kaluar disa orë dhe trupi im ishte plotësisht i përgatitur për lindje, vajza jonë e vogël ende nuk donte të lindte. Pas 11 orësh të dhimbshme në spital, Leila lindi në orën 10 të mëngjesit, siç tha doktori me një kordon të shkurtër kërthizor të mbështjellë rreth qafës.

Një tjetër arsye pse vajza jonë e vogël nuk mund të lindte,  ishte se ajo ishte me kokë poshtë. Kështu lindi vogëlushja jonë bukuroshe ”, ka shkruar Korel që tashmë është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi me beben e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF