KreuCelebrity

Përplaset autobusi dhe përfshihet nga flakët; humbin jetën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të martë rreth orës 02:00  në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku të paktën 46 persona kanë humbur jetën.

Pjesa më e madhe e turistëve që kanë humbur jetën janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Shkak për vdekjen e tyre u bë autobusi që ata udhëtonin i cili u aksidentua dhe shpërtheu në flakë.

Mësohet se në mesin e viktimave 12 prej tyre janë fëmijë, ndërkohë 7 persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital në kryeqytetin bullgar të Sofjes.

Siaps të dhënëve nga Ministria e Brendshme bullgare në autobus ndodheshin 53 persona.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF