Paul Rudd u shpall “mashkulli më seksi i botës për vitin 2021” nga Revista People. Aktori hollivudian u habit dhe vetë me cmimin, pasi nuk e priste.
Ai përshkruhet si një njeri modest e familjar, prej 18 vjetësh i martuar me Julie Yaeger. Bjonde, mjaft simpatike, topolake, Julie është 53 vjec dhe nuk e sheh veten si një femër “seksi”.
Për herë të parë, ata u taluan pak pasi Rudd kishte përfunduar xhirimet e filmit “ Clueless”. Asokohe, aktori nisi bashkëpunimin me një publicist, në zyrën e të cilit punonte Julie, e këtu nisi dhe historia e tyre.
Sot janë lumturisht të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, Jack 17 vjeç dhe Darby 12. “Ajo shtangu në fillim. Pastaj u zbut. Pas disa të qeshurave me zë e nën zë më pyeti, vërtet? Kanë të drejtë që të kanë zgjedhur. Ishte shumë e ëmbël. Mbase s`po më thoshte të vërtetën, por ç`do bënte tjetër?”, tregoi Paul me të qeshur kur e pyetën si reagoi e shoqja ndaj lajmin se ai konsiderohej një seks simbol!



















