KreuCelebrity

“Big Brother VIP” i rrëmben “Portokallisë” natën e ndërrimit të viteve?

Çdo vit në ekranin e Top Channel nata e ndërrimit të viteve i është besuar “Portokallisë”. Por së fundmi po aludohet që programi i humorit do të zëvendësohet nga “Big Brother VIP”, shto edhe fatin që data 31 dhjetor është ditën e premte, që përkon me spektaklin live të “reality show”.

Disa ditë më parë përmes një bashkëbisedimi në Instagram, një ndjekës e pyeti moderatoren e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani, për destinacionin e udhëtimit për natën e ndërrimit të viteve.

“Në shtëpi, duke parë ‘Big Brother VIP’, kudo tjetër do të mërziteni shpejt, do të nevrikoseni, ose do të shpenzoni shumë,” shkroi ajo, duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet.

 

Ndërkohë, së fundmi Fjoralba Ponari, e pyetur nëse do të jetë programi që ajo moderon “Portokallia” në natën e ndërrimit të viteve, tha, “Me çfarë është komunikuar deri tani…tradita do të vazhdojë!”.

 

Ndaj mbetet për t’u parë nëse tradita do të vazhdojë vërtet dhe Portokallia do të jetë programi që do t’i besohet nata e ndërrimit të viteve apo do të kemi një risi, ndryshe nga çdo vit tjetër..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF