Programi “Love Story” këtë sezon të dytë erdhi te publiku me risi të shumtë, një prej të cilave është edhe pjesëmarrja e djalit të Robert Aliajt, Krist Aliaj në rolin e fronistit.
Për pjesëmarrjen e të birit në këtë program dashurie, Roberti, opinionist i Love Story”, u shpreh se nuk ishte dhe aq dakord me vendimin e tij.
Ndërkohë gjatë spektaklit të kësaj të hënë Roberti iu drejtua me tone të ashpra djalit lidhur me klipin e një jave më parë ku Kristi shfaqej me Ferrari: “Ç’e kishe atë Ferrari?! Jam neveritur nga ajo që pashë!”.
“Më erdhi turp! Më erdhi zor nga ajo që pashë!” theksoi ai më tej, duke shkaktuar diskutime në studio, ndërsa Kristi ia ktheu se në takimin tjetër do të shkojë me gomar.



















