27 vjecarja Sumeja Brava ishte në mesin e 45 viktimave të aksidentit tragjik ë tronditi Maqedoninë e Veriut, cdo trevë shqipfolëse e jo vetëm. Pasagjerët u dogjën brenda autobusit që u kthye në një cark të madh vdekjeje për ta, pa i lënë rrugë shpëtimi.
Nga 52 vetë që udhëtonin e autobusin e “Besa Trans”, vetëm 7 arritën të dalin sepse thyen xhamat e u hodhën nga dritaret. Njerëzit ishin në gjumë kur ndodhi fatkeqësia, e kjo ndoshta ka qenë arsyeja që nuk kanë reaguar dot më shpejt.
Në mesin e viktimave, ishte dhe 27 vjecarja Sumeja Brava. Ajo është vajza e politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.
Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës. “U takofshim në lulet e xhenetit, bija ime Sumeja”, ka shkruar ai plot dhimbje.



















