KreuCelebrity

Gjermania legalizon kanabisin? “Duhej bërë me kohë”!

Gjermania legalizon kanabisin? “Duhej bërë me kohë”!

Së shpejti në Gjermani do të jetë legal përdorimi i kanabisit. Me këtë qeveria e re do të hedhë një hap të madh – larg ideologjisë së dëmshme, drejt realitetit shoqëror. Negociatorët për krijimin e qeverisë së re, që do të krijohet nga koalicioni tresh mes socialdemokfratëve, ekologjistëve dhe liberal-demokratëve, si duket kanë rënë dakord për ta legalizuar dhe rregulluar përdorimin e kanabisit, thote DW. Ky hap pritej, sepse pozicionet e ekologjistëve, liberal-demokratëve dhe socialdemokratëve kanë qenë relativisht të përafërta lidhur me këtë temë.

Ky vendim shënon heqjen dorë prej dogmave të vjetra dhe pranimin e një realiteti kompleks. E ky realitedt është, se pavarësisht ndalimit – kanabisi përdoret në masë – pikërisht edhe prej të rinjve, të cilët synojnë t’i mbrojnë ata që ndjekin politikën e ndalimit të kanabisit. Kanabisi prej kohësh ka mbërritur në shoqërinë gjermane. Një politikë moderne ndaj drogave përpiqet të komportohet në mënyrë  inteligjente me këtë situatë ekzistuese.

Ajo nuk i kriminalizon konsumuesit, por i mbron ata; ajo krijon sensibilitet, ofron ndihmë në rast nevoje. Natyrisht që kanabisi nuk është pa rreziqe. Si çdo substancë tjetër e fortë edhe kanabisi bart rreziqe dhe ka efekte anësore. Megjithatë njerëzit mund të mësojnë të mbrohen prej këtyre rreziqeve; ata mund të fitojnë kompetencë ndaj kësaj droge, ngjashëm sikurse shumë ia dalin me alkooholin, edhe shumcia e konsumatorëve të kanabisit do të gjejnë mënyrën si të mbrohen.

Kjo kompetencë krijohet më së miri në një mjedis, që nuk karakterizohet prej tabuve dhe ndëshkimit. Duke mos i damkosur drogat në mënyrë shabllone, por duke i pranuar ato me një dijeni të kthjellët mbi rreziqet: ato kanë edhe efekte pozitive –  shijen, përftimin e njohurisë, ekstazën, shërimin. Qëllimi është minimizimi i rrezikut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF