Njëra nga të mbijetuarat e tragjedisë së autobusit të përfshirë nga flakët në Bullgari, ka treguar momentet e tmerruar, që kanë traumatizuar atë dhe të tjerët të cilët arritën të dilnin gjallë nga mjeti i kthyer në një ferr zjarri dhe tymi. Ajo tha se kishte parë një djalë të vogël të mbuluar nga flakët. Vajza kishte qenë në gjumë, por u zgjua nga ulërimat.
Luan dhe Alban Ahmeti, viktima te tragjedise
“ S`di as vetë sesi kam dalë. Degjova britmat e fëmijëve, kishte shumë fëmijë në autobus”, është shprehur ajo.
Hetimet mbi ngjarjen e rëndë vazhdojnë, por policia bullgare dyshon se pranë gomave reserve të mjetit, ka pasur dhe fuci nafte. “Rruga ishte e gjitha me naftë. Autobusi ecte me 100km në orë dhe nuk kishte shenja frenimi. Aksidenti me shumë mundësi, ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor”, tha Vasko Pirgov, sekretar për Sigurine i Pernikut.
“Sipas informacioneve fillestare të mediave bullgare, në autobus ka pasur karburant i cili është blerë në Turqi për shkak se është më i lirë se në Maqedoni dhe Bullgari. Zjarri ka shpërthyer nga ky karburant dhe kjo është një nga arsyet e fatkeqësisë. Qarkullojnë informacione se autobusi kur ka dalë nga rrethimi mbrojtës, ka ecur 50 metra pa ndalur. Nuk ka shenja frenimi, që do të thotë se ka humbur kontroll mbi automjetin. Kur ka goditur bankinën, ka rënë zjarr; njerëzit ishin grumbulluar në një nga dyert e autobusit”, tha për TV21 gazetarja, Patricija Kirova.
Albina Beluli e Gazmend Ukalli, viktima te tragjedise



















