Marina dhe Luana Vjollca janë padyshim dy nga motrat më të famshme të showbizit shqiptar, të cilat janë mjaft të pëlqyera dhe të ndjekura edhe në rrjetet sociale.
Luana shpejti do të bëhet sërish teze, dhe së fundmi ka realizuar një set fotografik me Marinën, e cila është në pritje të ëmbël.
Përkrah fotografive të ëmbla që ka publikuar në Instagramin e saj, Luana ka shkruar “Tezja me mbesën”, ndërkohë që ka ndarë edhe disa video në Instastory ku shprehet se kjo është ndjesia më e bukur në botë.
Marina dhe Luana kanë qenë gjithmonë të pandara, ndaj ajo me humor në një prej videove ka një pyetje për të motrën, nëse ajo do të jetë më e vogla e saj..
Kujtojmë që Marina do të bëhet nënë për herë të parë dhe sikurse ajo ka konfirmuar është në pritje të një vajze.



















