Gjatë spektaklit të kësaj të marte në “Big Brother VIP” ka ndodhur diçka e pazakontë.
Opinionistja Balina po diskutonte me Fifin ndërhyrjen e saj në lidhje me Sarën dhe Pajtimit.
Balina theksoi se këngëtarja reagoi keq ndaj tyre pasi asaj i humbi vëmendja. Kjo gjë ka revoltuar Fifin e cila tha se nuk ka nevojë për diçka të tillë.
E teksa i kërkoi largimin menjëherë nga shtëpia, Fifit i ra të fikët, çka shqetësoi jo pak të gjithë produksionin dhe teleshikuesit.
Pas disa minutash këngëtarja u qetësua dhe vendosi të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por mbetet për të parë çdo të ndodhë ditën e premte pasi Fifi është edhe në nominim..
Pjesë nga debati:
Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart se po humb vëmendjen, që mendoje se ishte e jotja.
Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani.



















