KreuCelebrity

“Brit Awards” heq kategorinë e meshkujve dhe femrave!

“Brit Awards” në edicionin e ri do të vijë me ndryshime të mëdha. Në ceremonitë e vitit të ardhshëm do të hiqen kategoritë e çmimeve të cilësuara për meshkuj dhe femra duke i zëvendësuar me çmime neutrale gjinore në një përpjekje për t’i bërë çmimet e muzikës në vitin 2022 më gjithëpërfshirëse.

Çmimet do të cilësohen “Artisti i vitit” dhe “Artisti ndërkombëtar i vitit”, në vend të “Artistit solo më të mirë mashkull dhe femër” dhe “Artistit solo më të mirë ndërkombëtar mashkull dhe femër”.

Sam Smith, i cili fitoi çmimin e zgjedhur të kritikës në 2014 dhe identifikohet si jobinar, ka bërë thirrje më parë për këtë veprim, duke thënë se ata presin me padurim një kohë kur shfaqjet e çmimeve do të “reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”.

Kujtojmë që “Brit Awards” të mbahet më 8 shkurt në Londër ku do të shtohen edhe katër kategori të reja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF