Sara dhe Pajtimi dhanë puthjen e parë në ‘Big Brother VIP’, por gjatë spektaklit të kësaj të marte ata i habitën të gjithë me deklaratën e tyre.
Pajtimi u shpreh se e pëlqen Sarën, por ajo e bëri të presë dhe atij nuk i pëlqyen sjellje të saj. “Nuk dua të bëhemi çift këtu brenda”, theksoi ai.
Ndërkohë Sara tha se ka folur me PM dhe e kupton shumë mirë. “Unë e kam pas qejf Sarën e dinë gjithë banorët, por Sara nuk ma kthehu njësoj, më bëri konfuz”, shtoi më tej PM.
Arbana i doli në mbrojtje Sarës si vajzë e re, 25 vjeçe, e cila shprehu ndjenjat dhe shihet nga gjithë Shqipëria dhe nga prindërit e saj dhe gjykohet. Sipas saj ajo nuk e la shumë të presë PM që ai të reagonte kaq keq.
Në fakt ata u dukën shumë të afërt para spektaklit dhe kjo deklaratë nga PM u duk e papritur, gjithsesi mbetet për t’u parë si do vijojë marrëdhënia e tyre..



















