Mbrëmjen e së hënës në programin e dashurisë “Love Story 2” një prej konkurrenteve Kristina ka bërë një deklaratë të fortë për Bajronin duke na surprizuar të gjithë, madje edhe vetë Bajronin. “Unë kam një pëlqim, Bajroni është i preferuari im dhe të dy kemi njëfarë kimie”, tha ajo.
Pas përfundimit të spektaklit të dy konkurrentët e spektaklit janë takuar në dhomën e kuqe, ku kanë biseduar me njëri-tjetrit, dhe Bajroni i ka treguar Kristinës së ka pëlqim për vajza të tjera.
Pjesë nga biseda:
Bajron: Do të thoja që mund të prisja dhe ndonjë pëlqim ose deklaratë të ndonjë prej vajzave..
Kristina: Të tjera?
Bajron: Si përshembull Ori…
Kristina: Ori?
Bajron: Nuk e di pse.
Kristina: Ti thjesht je frikacak dhe nuk do që ta pranosh.
Në fund të takimit në dhomën e kuqe Kristina u pendua për deklaratën e saj të dhënë gjatë spektaklit e së hënës, duke thënë se “Ndihem e zhgënjyer, e kthej mbrapsht atë që thashë “live”.
Ndërkohë në studion e “Talk Love Story” Kristina u shpreh se edhe ajo nuk e priste veten të ishte kaq e guximshme për asnjë mashkull në botë.



















