Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë këtë të mërkurë.
Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Marget. Së fundmi ata me anë të një postimi në rrjetin social Instagram kanë publikuar foton e parë familjare, ku shihen duart e tyre të bashkuara.
“Faleminderit Zotit që na bekoi me një engjëll si ti, Jeta jonë. MARGET SELIMI 24/11/2021”, kanë shkruar të dy ata në postimet e tyre, duke ndarë me ndjekësit këtë moment kaq të bukur.
Kujtojmë qe Marina dhe Getoar prej vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie, të cilën e kurorëzuan me martesë madhështore në shtator 2017.



















