Moderatorja e njohur Bora Zemani është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku së fundmi ka reaguar dhe ka publikuar dhe ka sqaruar publikun për marrëdhënien e saj me Donaldin, pas deklaratës së tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” se është beqar.
Donaldi u ndesh me kritikat e disa prej banorëve, veçanërisht nga Semi, e cila më pas i kërkoi falje.
Ai theksoi se ka 6 muaj i ndarë, e nuk mund ta quajë veten të lidhur vetëm se dha një puthje në një nga netët e spektaklit, duke shtuar se Bora ndodhet jashtë dhe nuk e di se çfarë ajo është duke bërë jashtë.
Bora, teksa mban në qafë varsen që i dhuroi Donaldi në ditën e tyre të përvjetorit, tha se “ju e dini qëndrimin tim, pavarësisht provokimeve që bëhen”.
“Sa i përket situatës tjetër, ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshta po mbahet ndonjë një qëndrim tjetër. Ku i dihet. Ku e dimë ne se çfarë ndodh jashtë!”, u shpreh ajo.



















