KreuCelebrity

Plane për t`u bërë nënë? Modelja e njohur shqiptare bën rrëfimin e papritur!

Edhe pse duhet të qëndronte shkurtimisht në Shqipëri, ku u kthye për 60-vjetorin e të atit, Xhesika Berberi e bëri dhe një ndalesë në studion e “Rudina”, ku bëri disa rrëfime sa në planin profesional, ashtu dhe në atë personal. Modelja ishte së bashku me mbesën Evelin, edhe ajo një bukuroshe që kur të rritet, dëshiron të ecë në hapat e tezes. Xhesika ka një lidhje shumë të ngushtë me mbesën.

 

 

A post shared by Xhesika Berberi (@xhesikaberberi)

“Evelin ka lindur në orën 5 të mëngjesit, ditë e shtunë. Ka qenë një emocion i papërshkrueshëm njësoj sikur të isha unë duke lindur. Ishte diçka shumë e bukur edhe më ka bërë mua të ndihem shumë e plotësuar edhe jam shumë e lumtur të jem tezja e saj sepse ajo më bën çdo ditë krenare. Është një vajzë që jam shumë e lumtur që e kam mbesën time”, u shpreh ajo.

E në këto biseda, rrëfeu se Evelin ia ka ushqyer edhe më shumë dëshirën që të ketë dhe vetë një fëmijë.

“Patjetër e shikoj veten time si nënë. Nuk mund të them tani për momentin, sepse tani jam e fokusuar shumë te karriera dhe është momenti që unë duhet t’i jap më shumë forca se çdo moment tjetër, se duke qenë tani që po vij me biznesin tim dhe të krijosh diçka në SHBA nuk është e thjeshtë. Kam 2 vite që po punoj shumë fort, dhe dua që kur të kem familjen time, fëmijët e mi, ta kem ezauruar pjesën e karrierës dhe të jem 100% e fokusuar vetëm te familja. Kështu që dua të mbaroj njëherë këto gjërat që i kam në plan. Sidomos dua që kur të flas me fëmijët e mi të ardhshëm t’i them që kam bërë këtë”, tha modelja.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF