Komisioni Evropian ka vendosur dozën e tretë të vaksinës si parakusht për udhëtim brenda Bashkimit Evropian për qytetarët që vijnë nga vendet e tjera ku përfshihet edhe Ballkani Perëndimor.
Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 10 janari i vitit të ardhshëm, datë nga e cila asnjë udhëtarë nuk do të mund të hyjë në BE pa dozën e tretë.
Sipas vendimit të këtij institucioni, doza e vaksinës së tretë kundër COVID-19 duhet të jetë marrë më vonë se nëntë muaj nga doza e dytë, në mënyrë që udhëtarët të mund të udhëtojnë brenda shteteve të BE-së. Vaksina duhet të jetë njëra prej atyre të miratuara nga Agjencia evropiane për Ilaçe (EMA).
Nga viti i ardhshëm, udhëtimet do të lejohen në bazë individuale vetëm për personat e vaksinuar me të tri dozat. “Po largohemi nga qasja bazuar në shtetin drejt qasjes individuale. Kjo nënkupton që të gjithë njerëzit e vaksinuar mund të hyjnë në BE. Nëse jeni të vaksinuar me vaksinë të miratuar nga Komisioni Evropian, mund të udhëtoni në BE”, njoftoi Ylva Jonhansson, komisionere evropiane për Punë të Brendshme.



















