KreuCelebrity

“Dy bekimet e jetës time”, Teksa ndodhet në pritje të ëmbël, Zaimina pozon me barkun e rrumbullakosur

Bukuroshja shqiptare Zaimina Vasjari së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.

Së fundmi ajo ka ndarë disa fotografi shumë të bukura në rrjetin e saj social Instagram, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa pozon përkrah të bijës, e cila erdhi në jetë në fillim të vitit 2018.

Përkrah fotografive, ku nënë e bijë shihen të veshura me të bardha, Zaimina ka bërë një dedikim të veçantë, “Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot!”.

“Si mendoni bebi është vajzë apo djalë?”, ka shkruar më tej ajo, duke kërkuar mendimin e miqve dhe ndjekësve të saj të shumtë.

 

 

A post shared by ᴢᴀɪᴍɪɴᴀ ᴠᴀsᴊᴀʀɪ (@zaimina_vasjari)

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF