Aktori i njohur Xhevdet Ferri do të festonte sot 61-vjetorin e lindjes dhe e bija në këtë ditë të shënuar ka publikuar një video në rrjetet sociale nga ditëlindja e tij e fundit.
Aktori dëgjohet t’u thotë kamerierëve që ditëlindjet me torta janë për fëmijët jo për dikë në moshën e tij, megjithatë u fryn qirinjve.
Përkrah postimit e bija e tij ka bërë edhe një urim dhe dedikim prekës për të atin, “Ditëlindja e 61-të sot babo. Çfarëdo që të jetë kuptimi i saj tani që s’je më. Jo se e kishe ndonjë qejf kushedi, por delikatesave tonë për ta kujtuar nuk i thoshe asnjëherë jo. Kush e di, do kishe ndryshuar mendim tani që do të të ndihmonte Marlox t’i fryje qirinjve. Na mungon dhe duke gërmuar nëpër video kuptova sa më ka marrë malli për zërin tënd që dilte nga kraharori”.
Kujtojmë që aktori u largua në mënyrë të parakoshme nga jeta dhe shkak për largimin e tij u bë një sëmundje e rëndë.



















