KreuCelebrity

Adrola bën urimin emocionues në 8-vjetorin e të birit: “S’isha gati të bëhesha nënë, por..”

Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura të showbizit shqiptar. Ajo është nënë e një djali, i cili ditën e sotme mbush 8 vjeç.

Në këtë ditë të shënuar, ajo ka bërë një urim emocionues për të birin Troi, i cili erdhi si dhuratë në jetën e saj kur modelja ishte shumë e re dhe tanimë sikurse ajo e ka thënë shpesh është bërë shoku i saj më i mirë.

Së fundmi Adrola ka ndarë me ndjekësit e saj një video me disa nga momentet më të bukura me Troin, ku shprehet se edhe pse nuk ndihej gati të bëhej nënë, universi e dinte çfarë asaj i mungonte.

“M’u bëfsh mbret o dritë e syve”, shkruan ajo krahas postimit, teksa të shumta kanë qenë urimet për të, nga miqtë dhe fansat e saj të shumtë.

 

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF