KreuCelebrity

U hodh nga pallati bashkë me fëmijën 1 vjeç, ndërron jetë nëna dhe djali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 34-vjeçare është hedhur nga pallati bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç.

Sipas informacioneve të policisë, 34-vjeçarja së bashku me fëmijën e saj të mitur 1 vjeç, është hedhur nga sheshpushimi i katit 5-të të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë”, ka njoftuar policia e Vlorës.

 

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF