Loredana i bëri një surprizë të këndshme publikut shqiptar e të huaj në koncertin e saj të fundit: teksa ajo performonte, në skenë hyri e bija, Hana, e cila qenka rritur shumë!
Reperja është emocionuar shumë nga prania e vajzës, dhe këtë e tregoi me disa foto e video të postuara në rrjetet sociale.
Vogëlushja ia rrëmbeu mamit të saj vëmendjen, por Loredana nuk u mërzit aspak!
Pavarësisht marrëdhënies plot ulje-ngritje me Mozzik, ajo është tërësisht e përkushtuar ndaj të bijës, të cilën e mban gjithmonë me vete.



















