KreuCelebrity

Shfaqet varianti më i tmerrshëm deri tani i Covid, ja në cilin shtet europian ka hyrë!

Shtetet e Bashkimit Europian vendosen te pezullojne me urgjencë udhëtimet nga shtetet e Afrikës Jugore pasi bota u alarmua nga një variant i ri i COVID-19, i cili thuhet të jetë shumë më infektues se të gjithë te tjerët dhe më rezistent. Ky variant tashmë ka marrë emërtimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) si ‘Omicron’.

Një komitet i ekspertëve shëndetësorë nga 27 shtetet anëtare të BE-së “u pajtua rreth nevojës për të aktivizuar ndalesën emergjente dhe të imponohen masa të përkohshme për të gjitha udhëtimet drejt BE-së nga Afrika jugore”, njoftoi Presidenca sllovene e BE-së në një postim në Twitter. Belgjika sakaq konfirmoi se ka regjistruar rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit.

Duke folur në një konferencë për shtyp bashkë me kryeministrin belg, Alexander De Croo, ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke, tha se një person në Belgjikë rezultoi pozitiv me variantin e ri.

Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor belg, Sciensano, më shumë se 25 mijë raste të reja në ditë po raportohen në Belgjikë, më shumë se në çfarëdo kohe tjetër që nga shpërthimi i pandemisë. Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar të anulohen të gjitha udhëtimet për dhe nga shtetet ku është identifikuar varianti i ri i koronavirusit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF