Agjencia Europiane e Barnave EMA miratoi përdorimin e vaksinës së Biontech & Pfizer për fëmijët nga pesë vjeç e lartë. Komisioni përgjegjës i EMA-s rekomandoi në Amsterdam zgjerimin e grupmoshave që mund të vaksninohen me preparatin e Biontech dhe partnerit të tij amerikan Pfizer.
Fjala është për grupmoshat pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç, thote DW. Doza për këta fëmijë do të jetë më e ulët se sa për të rinjtë nga dymbëdhjetë vjeç e lart. Vaksina do të jepet si edhe tek të rriturit në formën e dy injeksioneve në krahun e sipërm në një distancë kohore prej tri javësh.
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioni Europian, por kjo konsiderohet si çështje formale. Deri tani vaksina e Biontech Biontech dhe partnerit të tij amerikan Pfizer, është miratuar në Bashkimin Europian për personat nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lart.
Në SHBA deri tani janë vaksinuar me vaksinën e Biontech/Pfizer rreth tre milionë fëmijë e të vegjël. Në Izrael dhe Kanada vaksinimi i fëmijëve të moshës midis pesë dhe njëmbëdhjetë vjeç nisi këtë javë.



















