KreuCelebrity

Koreja e Veriut ndalon xhaketat e lëkurës! Arsyeja? E paparë!

Koreja e Veriut nuk ndalet me masat shtrënguese ndaj qytetarëve të saj sa i takon stilit e modës. Së fundi, vendi komunist “i ka shpallur luftë” xhaketave të lëkurës. Arsyeja? Sepse ato janë kthyer në veshjen e preferuar të liderit Kim Jong-un dhe askush tjetër nuk duhet t`i ketë.

 Në vitin 2019, palltoja e lëkurës njihej si “Kim”, por me kalimin e kohës u bë e preferuara e elitës verikoreane, që ishte e etur të tregonte besnikërinë ndaj liderit suprem.

Ky lloj imitimi ka nisur ta acarojë dikatorin, i cili urdhëroi “policinë e modës” të zbarkojë nëpër qytete e të ndalojë këdo që guxon të mbajë një veshje të tillë, pasi konsiderohet sfidë ndaj autoritetit të tij.

Një burim tha për Radio Azia e Lirë se janë dhënë “udhëzime të qartë që të mos vishen në publik xhaketa e pardesy lëkure, dhe kush kundërshton, do të përballet me ndëshkim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF