KreuCelebrity

Pas daljes nga BBV, Fifi bën deklaratën e fortë, zbulon një sekret të programit: Të gjithë banorët..

Pas vendimit për largimin nga “Big Brother VIP”, Fifi ishte e ftuar në spektaklin ‘live’ të kësaj të premte, ku foli ndër të tjera rreth eksperiencës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke iu dhënë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzuan se kishte probleme me shëndetin mendor.

Dukej se Fifi ishte e prekur nga reagimi i disa prej banorëve, pasi ata nuk pritën mirë incidentin që këngëtares i ndodhi në spektaklit të së martës.

E teksa po fliste këngëtarja nxori edhe një sekret të produksionit të “Big Brother”, teksa deklaroi se banorët të mos hiqen sikur nuk e dinin kush do të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi një ditë para se të fillonte spektakli të gjithë e kishin parë listën e VIP-ve, paçka nuk kishin patur mundësi të flasin dhe të diskutojnë pasi iu ishte marrë telefoni më pas.

Kjo gjë u pohua edhe na Arbana, që u duk që u vu në vështirësi, pasi kujtojmë që natën e parë të fillimit të spektaklit të “Big Brother VIP” të gjithë banorët reaguan në mënyrë të tillë që nuk ishin në dijeni se kush do të futej dhe “surprizoheshin” teksa personazhet hynin me radhë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri..

Dhe kjo gjë ka vazhduar për javë të tëra deri sa mbrëmjen e djeshme Fifi zbuloi të vërtetën, dhe duhet thënë që kjo me siguri nuk është pritur dhe aq mirë nga produksioni i “Big Brother VIP”. /bordo.al

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF