Semi Jaupaj pas daljes nga “Big Brother VIP” ka qenë e ftuar këtë të diel në “Fan Club, ku është përballur me gazetaren Iva Tiço, pasi ajo disa javë më parë tha se në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës.
“Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku t’i thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja që më ka prekur”, tha Semi, teksa shtoi se ishte lënduar jo vetëm ajo, por edhe familja e saj.
“Një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thojë gjëra të pavërteta”, shtoi ajo. Iva tha se dy javët e para se për Semin, Donaldin dhe Borën flitej kudo, por Semi këmbënguli se Iva nuk e kishte diskutuar, por i kishte vënë ‘vulën’, duke thënë se Semi ia kishte marrë të dashurin Borës, mund ta bënte përsëri.
Semi tha se rasti i përmendur ka qenë për kohën kur ajo ka qenë adoleshente, por dashuria e saj e parë ka qenë Bojkeni, ndaj i bie që kjo të kishte ndodhur kur ishte 12-13 vjeç, duke e bërë të pamundur për të qenë e vërtetë.
Pas kësaj deklarate të Semit, gazetarja Iva Tiço i ka kërkuar falje ish-banores së “Big Brother VIP”.