
Ka pasur debate për takimin e parë mes Deas dhe Reit. Në takimin e sotëm në “Talk Love Story”, dy protagonistët e takimit janë shprehur se kanë ndier emocion, por Albioni mendonte të kundërtën dhe tha se nuk pa asgjë të tillë mes tyre. Rei ia ktheu i nervozuar.
Rei: “Më fal, ishte me termometër dhe mate nxehtësinë se ishte aty”.
Albioni: E harrova tek ti termometri. E thash tamam si ishte. Ishte takim kot.
Rei: Më thuaj si e mate nxehtësinë.
Albioni: E pashë.
Daniela: Ishte pa lidhje kjo që po thua ti tani. E para e punës, ti e ke ofenduar Dean që ditën e parë që ke ardhur këtu. Je në ajër.
Rei: Aspak.
Dea: Nuk jam ofenduar. Nuk jam ofenduar. Nuk e kuptoj pse e thua këtë.
Daniela: Është ofendim të të thotë dikush rri në ajër. Më fal, si do të thotë kjo?
Dea: Unë punoj si stjuardesë dhe nuk e quaj ofendim.
Për dy opinionistet takimi i parë mes Deas dhe Reit, nuk ishte i keq, e mendojnë se emocion, kishte.