KreuCelebrity

Donaldi dhe Beatrix bashkë në dush, banorët shpërthejnë në ngacmime!

Donaldi dhe Beatrix bashkë në dush, banorët shpërthejnë

Që pas daljes së Semi Jaupaj nga shtëpia  e Big Brother VIP, duket se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë afruar ca me njëri-tjetrin. Qëndruan bashkë jashtë në shi, u kapën për dore, rrinë më shumë gjatë ditës në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe së fundi kanë hyrë bashkë në dush!

Ky moment bëri që banorët e tjerë të shpërthenin në ngacmime.

Beatrix, e veshur me rrobebanjo të verdha, i kërkoi Donaldit ndihmë me llastikun që kishte në flokë, dhe ai u tregua më se i gatshëm t`a ndihmonte.

Kjo skenë megjithatë nxiti reagimet e banorëve të tjerë, duke filluar nga Antonela që u afrua me vrap tek xhami i dushit, ndërsa të gjithë nisën të këndojnë e kërcejnë duke ngacmuar dyshen.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF