KreuCelebrity

“Artiste e kompletuar dhe simbol i hijeshisë”, Leonora Jakupi vlerësohet për kontributin e saj në muzikë

Leonora Jakupi është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, dhe përveç kësaj gjithmonë ka tëhequr vëmendje me bukurinë që e karakterizon.

Së fundmi ajo është vlerësuar nga diaspora për kontributin e saj në muzikë me një certifikatë mirënjohje.

Këtë lajm të bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. “Nder i mërgatës shqiptare” iu dhurua nga shoqata “Nënë Tereza”, në Namur të Belgjikës.

“Ka krijuar individualitetin e saj duke pasuruar fondin muzikor kombëtar. Si një artiste e kompletuar që është dhe simbol i hijeshisë dhe bukurisë dardane”, thuhet në certifikatë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF