Paska qenë shumë më afër nga sa mendonim anëtarri i familjes mbretërore në qendrën e stuhisë së reagimeve pasi ngriti pyetje mbi ngjyrën e lëkurës së Archi-et.
Një libër i ri pretendon se ishte Princi Charles ai që spekuloi për ngjyrën e lëkurës së fëmijëve të ardhshëm të djalit të tij, Harry dhe Meghan Markle. Këtë e konfirmoi një burim në librin e autorit Christopher Andersen “Brothers And Ëives: Inside The Private Lives of Ëilliam, Kate, Harry and Meghan”, që u publikua së fundi. Burimi thotë se në 27 nëntor 2017 – dita kur u shpall zyrtarisht fejesa e Harry dhe Meghan, Charles i tha gruas së tij, Camilla:
“Pyes veten se si do të duken fëmijët?”
Camilla, e befasuar nga pyetja, është përgjigjur:
“Epo, absolutisht të mrekullueshëm, jam e sigurt”.
Duke ulur zërin, Charles pyeti:
“Dua të them, si mendon se mund të jetë lëkura e fëmijëve të tyre?”
Një zëdhënës i princit e cilësoi këtë një trillium e asgjë më tepër, ndërkohë Ëilliam më herët pati thënë se ky koment mund të ishte i patakt, por kurrsesi racizëm brenda familjes.



















