Virgil Abloh, themeluesi i markës luksoze “Off-White” dhe drejtori artistik i veshjeve për meshkuj në “Louis Vuitton”, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare pas një betejë të gjatë me kancerin.
Vdekja e tij ndodhi dy ditë përpara se ai të organizonte një shfaqje në Miami, ku do të shfaqej koleksioni i veshjeve të meshkujve Vuitton të pranverës 2022.
“Të gjithë jemi të shokuar pas këtij lajmi të tmerrshëm. Virgil nuk ishte vetëm një dizajner gjenial, një vizionar, ai ishte gjithashtu një njeri me një shpirt të bukur dhe mençuri të madhe”, tha në deklaratë kryetari dhe shefi ekzekutiv i LVMH Bernard Arnault.
Lajmi i hidhur ka tronditur mijëra fansa të Abloh në mbarë botën. Sipas informacioneve në vitin 2019, ai ishte diagnostikuar me një formë të rëndë kanceri, por të gjithë betejën zgjodhi ta bëjë në privatësi të plotë.



















