Pas Paris Hilton, një tjetër personazh i njohur hedh hapin e rëndësishëm të kurorëzimit të dashurisë së saj në martesë. Bëhet fjalë për aktoren e njohur, Lindsay Lohan, e cila ka pasur një jetë mjaft të trazuar, e duket se dhe në dashuri nuk po i ecte shumë.
Por fati i ka ndryshuar së fundit. Lindsay njoftoi se është fejuar me të dashurin e saj Bader S Shammas.
“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime,” -shkroi ajo në Instagram ku ndiqet nga plot 9.7 milionë njerëz.
Lindsay dhe Bader janë bashkë prej 2 vjetësh dhe duken shumë të dashuruar, ndërsa rrota e fatiti po i ndryshon edhe për karrierën, sepse ka filluar të aktorjë sërish.



















