KreuCelebrity

Pas debatit me Robertin në “Love Story”, reagon Bleona Qereti: Duhet të jemi të ndershëm me ndjenjat tona

Mbrëmjen e kësaj të hënë në “Love Story 2” mes Bleona Qeretit dhe Robert Aliaj pati një debat të ashpër dhe me tone të larta.

Gjithçka nisi si një diskutim i thjeshtë mbi materializimin në një marrëdhënie dhe vijoi më një debat të fortë pasi Robeti i akuzoi Jerinën dhe Bleonën që nuk e kanë arritur ndërtimin e një familje dhe shtoi se nuk mund të jetosh në vitin 2021 në moshën e tyre me familjen.

Bleona, e cila njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, së fundmi ka publikuar në rrjetin e saj social debatin që ndodhi në program dhe krah tij ka shkruar dhe sqaruar edhe njëherë mendimin e saj lidhur me çështjen e diskutuar duke thekuar se secili duhet të jetë i ndershëm me ndjenjat e veta dhe askush nuk duhet rrijë në një martesë të dështuar vetëm për shkak të paragjykimeve të shoqërisë.

“Dikush duhet të ketë guximin flasë për faktin se dashuria njësoj siç lind ashtu dhe vdes!
Dashuria vjen dhe shkon…Ne duhet të jemi të ndershëm me ndjenjat tona – jo të rrimë në kombinime dhe martesa të dështuara për shkak të paragjykimeve të shoqërisë!
Pikërisht për shkak të paragjykimit ka shumë njerëz që jetojnë një jetë fallco dhe shtirja është bërë pjesë e karakterit të tyre.

Këtu njerëzit pretendojnë që janë të “martuar”, pretendojnë që janë të “pasur”, pretendojnë që janë të “lumtur”…. Sa mirë do ishte sikur të fokusoheshin që VËRTET
të ishin të martuar dhe besnike, VËRTET të pasur, dhe VËRTET të lumtur dhe të përmbushur !!!

Sa mirë do ishte sikur me të vërtetë ky të ISHTE REALITETI I TYRE!!

Ne emër te sinqeritetit dhe besnikërisë është me e ndershme të realizohet (qoftë dhe për një kohë të shkurtër) ajo që premtohet, se sa një premtim i rremë që mezi pret ta thyesh në çdo moment!!
Mos penalizoni sinqeritetin e duartrokisni shtirjen, mos bëni “pazare” me dashurinë duke dhënë premtime që nuk mund t’i realizoni!”, ka shkruar ajo.

 

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF