KreuCelebrity

“Beatrix është ajo që dua”, Donaldi i jep fund spekulimeve

Gjatë spektaklit të kësaj të marte në “Big Brother” kryefjala ka qenë lidhja e Donaldit dhe Beatrixit.

Spektaklin e sotëm ata u përpoqën t’i japin fund njëherë e mirë dilemave mbi afrimitetin e tyre. Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik.

‘’Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje, por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo’’, tha ai duke vulosur gjithë spekulimet mes banorëve dhe në publik.

Nëpërmjet kësaj deklarate Donaldi lë të nënkuptohet se do të fokusohet totalisht te raporti i tij me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pambyllur me moderatoren Bora Zemani.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF