KreuCelebrity

“Ecim për Adrianën”, qytetarët solidarizohen me aktoren që u diagnostikua sërish me tumor

Gjatë ditës së sotme për nder të aktores Adriana Matoshi, e cila u diagnostikua pas nëntë vitesh sërish me tumor, u organizua ecje në sheshet e kryeqytetit të Kosovës.

Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se janë bërë bashkë për një grua të fuqishme, siç është Ardiana Matoshi, “Unë jam bashku disa njerëzve të mi që sot kanë vendos të solidarizohen me ballafaqimin me të cilin po përballet mikja e kolegia po edhe një grua e zonja e Kosovës, Adriana Matoshi. Besoj në fuqinë e saj, besoj”.

 

Aktorja dhe deputetja Matoshi këtë të diel me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e trishtë se i është rikthyer sërish tumori në kokë, dhe mes rreshtave ndër të tjera u bëri thirrje të gjithëve ta vlerësojnë dhe duan më shumë jetën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF