KreuCelebrity

Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për të shtatën herë

Lionel Messi ka fituar “Topin e Artë” për të shtatën herë duke vendosur në këtë mënyrë një rekord të ri historik.

34-vjeçari tashmë ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021, që do të thotë se ai e ka ngritur trofeun e futbollistit më të mirë në botë më shumë herë se çdo lojtar tjetër mashkull në histori, dy herë më shumë se Cristiano Ronaldo.

Messi mundi Robert Lewandowskin, i cili përfundoi në vendin e dytë dhe mesfushorin e Chelseas, Jorghinon, që u rendit i treti në votim.

Në sezonin e tij të fundit me Barcelonën, Messi ka arriti të shkëlqente pavarësisht se ekipi spanjoll ishte në vështirësi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF